DISIPLINA/ Goditje e rëndë për Vllazninë, e pësojnë edhe disa klube nga Kategoria e Parë. Mësoni vendimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2025 | 23:01

DISIPLINA/ Goditje e rëndë për Vllazninë, e pësojnë edhe disa klube nga Kategoria e Parë. Mësoni vendimet

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka publikuar sot vendimet për javën që kaloi. Edi Martini është pezulluar me dy ndeshje, pas sfidës me Egnatian ku u largua me karton të kuq. Trajneri i Vllaznisë është dënuar për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes. Jo vetëm kaq, pasi edhe klube të Kategorisë së Parë e kanë pësuar.

disiplina

Kështu Ramadan Ndreu nga Kastrioti është dënuar me dy ndeshje pezullim për provokim të spektatorëve. Romeo Bizhdili i Besës e pëson për sjellje josportive me 4 ndeshje pezullim. Për të njëjtin shkak është dënuar edhe Elton Kllogjeri nga Pogradeci. Lushnjës ndërkohë do i mungojë lojtari Fadil Meta për dy ndeshje, për provokim të spektatorëve.

VENDIMET PAS JAVËS SË PARË NË SUPERIORE DHE KATEGORINË E PARË

  1. KF Vllaznia, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
  2. Zyrtari i FK Vllaznia, Edi Martini, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. AF Elbasani, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
  4. Flamurtari FC, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së vonesave për zbatimin në kohë të detyrave sipas Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
  5. KF Iliria, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
  6. Zyrtari i KF Iliria, Redon Cani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. KF Laçi, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
  8. FK Kukësi, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së vonesave për zbatimin në kohë të detyrave sipas Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
  9. AF Luftëtari, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
  10. Zyrtari i FK Pogradeci, Elton Kllogjeri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  11. Lojtari i KF Lushnja, Fadil Meta, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  13. Zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

PANORAMASPORT.AL