Daja detyrohet të bëjë sërish ndryshime, mungesa të rëndësishme te Dinamo
Dinamo do të përballet sot me Bylisin në transfertë kundër Bylisit, aty ku dy skuadrat do të synojnë vetëm fitore për të qëndruar brenda objektivave për pjesën e mbetur të sezonit. Trajneri Ilir Daja do të duhet të bëjë pa shumë lojtarë të rëndësishëm të cilët kanë pasur probleme shëndetësore, ashtu siç ka pasur edhe penalizime.

GJENDJA E SKUADRËS
Klevi Qefalija dhe Bernard Berisha vazhdojnë të jenë jashtë skuadrës për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar me skuadrën blu në javët e shkuara. Ndërkohë, mungesë tjetër e rëndësishme është ajo e Dejvi Bregut i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe ka mbetur jashtë. Në dyshim, është Saliu Guindo. Sulmuesi ka ndjerë shqetësime dhe nuk është në gjendjen e tij më të mirë.
FORMACIONI- Sa i përket rreshtimit, Daja do të duhet të bëjë ndryshime të detyruara për shkak të mungesave. Kështu, në portë pritet të jetë Teqja i cili është i konfirmuar si portier i parë, ndërkohë që në mbrojtje, pritet të jenë Ismaili në të djathtë e Neziri në të majtë. Në qendër, pritet të ketë vend për Alijin dhe Teikseirën.

Sa i përket mesfushës, Ditës do t’i besohet sërish një vend para mbrojtjes së bashku me Malomon dhe Qardakun. Në sulm, pritet që Vila dhe Nani të jenë në krahë ndërkohë që në qendër të sulmit, me shumë gjasa do të jetë Ibrahim Mustafa pas dëmtimit të Guindos.
PANORAMASPORT.AL













