Akuza të rënda! E nisi karrierën si lojtar i Tiranës, kush është gjyqtari që Kërnaja shënjestron: Është hera e parë që…
“Duhet të luanim pak më pisët, kur nuk të lënë të fitosh”, kjo është një pjesë nga deklarata e bujshme e Oltijon Kërnajës, pas humbjes 0 me 2 të Partizanit ndaj Vllaznisë. Pas ndeshjes, trajneri i “demave” shënjestroi VAR-in. Pikërisht aty ku ndodhej Albert Doda. Në AVAR ndërkohë qëndronte Egli Spahiu.

Doda e niste karrierën si lojtar te Tirana, ndërsa luante me moshat dhe ekipin B. Për sfidën tek “Arena e Demave”, 31-vjeçari ishte vendosur në dhomën e VAR.
“Nuk kam asgjë me djemtë, besoj e kemi fituar ndeshjen tonë sot, pavarësisht se tre pikët i merr Vllaznia, nuk e kuptoj pse. E them me kuptimin e golit të Isgandarli, që është kontrolluar për punë katër sekondash, goli i parë në Shqipëri që është kontrolluar për katër sekonda dhe dua ta rishikoj se nuk jam i bindur që arbitrimi ka qenë shumë korrekt me ne. Djemtë kanë dhënë maksimumin, mos harro që na kanë nxjerrë topin nga rrjeta sot, ndaj është pak e vështirë të luash futboll kështu”, tha fillimisht Kërnaja.
Më pas akuzat ishin të rënda për Albert Dodën në VAR: “Jam kurioz të shoh golin e Isgandarli. Duhet të shoh mënyrën se si është vendosur VAR-i që kam dyshimet e mia, lëvizja e këmbës të Isgandarli është shumë e dyshimtë. Topi ka lëvizur, këmba është mbrapa, pastaj bëhet vijë tjetër që është jashtëzakonisht e dyshimtë, ndaj meqë ishte e dyshimtë, duhej të zgjatej pak që ta shikonim të gjithë. Është hera e parë që një gol milimetrik, nëse është jashtë loje, ndodh për katër sekonda. Nuk e di pse janë të njëjtat persona në VAR, kur ka probleme të tilla, kur ka konflikt interesi. Kjo për mua është pak e çuditshme. Shihni kush ka qenë në VAR, kush ka bërë golin, me atë që është në VAR e kam, duhet ta shikojmë. Është hera e parë në kampionatin shqiptar një trajner del për 13 minuta e 35 sekonda me të kuq për një faull dhe në momentin kur është duke u ulur në pankinë merr të verdhin e dytë”, tha më tej Kërnaja.
LEXO EDHE
Shpërthimi i Kërnajës te Partizani/ Jo vetëm Doda i lidhur me Tiranën, një tjetër tifoz i bardhebluve në dhomën e VAR

PANORAMASPORT.AL













