Era Istrefi dhe Don Xhoni të përqafuar në mes të rrugës, videoja që po “çmend” rrjetin

Sep 9, 2022 | 9:13
SHPËRNDAJE

PANORAMAPLUS.AL/ Një video e dy artistëve kosovarë, Era Istrefit dhe Don Xhonit, po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Teksa nuk janë përfolur kurrë për një bashkëpunim muzikor, Era dhe Don Xhoni, shihen pas një makine në rrugë duke u biseduar dhe duke u përqafuar. Ndërsa në rrjet thuhet se dyshja janë takuar në Prishtinë, në orët e vona.

Ende nuk ka asnjë reagim nga ana e reperit dhe këngëtares, megjithatë vlen të theksohet se dyshja nuk ndiqen në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Don Xhoni i dha fund lidhjes me modelen ruse Ariana Lirey, duke bërë bujë të madhe. Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë. Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘stoy’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.

Nga ana tjetër Era Istrefi, e cila është shumë e rezervuar sa i përket jetës personale, u pyet disa kohë më parë nëse është në një lidhje.

“E urrej të përgjigjem me po ose jo, por nuk jam në një lidhje, jam single”- tha Era Istrefi, duke u ngacmuar përsëri nga Romeo, i cili tha:  “Mos është e komplikuar, prandaj nuk përgjigjesh dot me po ose jo?”

Por këngëtarja e mohoi duke thënë: “Nuk është e komplikuar, përfundimisht nuk jam në një marrëdhënie.”

Kujtojmë se në mediat rozë, vitin e kaluar u përhapën lajmet se këngëtarja kishte nisur lidhje dashurie me djalin e një biznesmeni shqiptar. Sipas raportimeve Era Istrefi ishte parë në disa ambiente në Tiranë nën shoqërinë e partnerit ndërsa po qëndronte në jug në resortin ku jeton i dashuri. Ndërkohë rreth këtyre thashethemeve nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Era Istrefit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura