ZYRTARE/ Partizani merr vendimin, ja roli i ri i Dritan Mehmetit

Oct 30, 2019 | 20:32
SHPËRNDAJE

Dritan Mehmeti do të jetë trajneri i ri i Partizanit B!

franko lerda dritan mehmeti

Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport“, zv.trajneri i ekipit të parë të Partizanit do të largohet nga kjo detyrë pas asaj që ndodhi në ndeshjen me Kukësin, ku dhe pati përplasje me Fanko Lerdën.

“Kam pranuar më kënaqësi ofertën e presidentit Demi për të drejtuar Partizanin B në Kategorinë e Dytë. Objektivi im nga ky moment është ngjitja e ekipit në Kategorinë e Parë. I uroj suksese Partizanit, trajnerit Lerda dhe gjithë stafit. Jam i bindur që do të shpallen kampionë sërish”, ka thënë për “Panorama Sport” vetë Mehmeti pak minuta më parë.

Ndërkohë, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Reinaldo Kalarin, i cili deri javën e kaluar, mbante postin e trajnerit të Partizanit B.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura