ZYRTARE/ Mesfushori largohet nga Arsenali, kalon te skuadra turke

Aug 31, 2019 | 16:40
SHPËRNDAJE

Mohamed Elneni është larguar nga Arsenali, teksa ditën e sotme është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Beshiktashit.Mohamed-Elneny-File

Mesfushori ka kaluar në kampionatin turk në formën e huazimit për një sezon dhe më pas do të rikthehet përsëri në “Emirates”. 27-vjeçari luan prej 3 sezonesh me anglezët, ku u transferua nga Bazeli në janar të 2016-ës.

Huazimin e tij në Turqi e ka komunikuar klubi londinez, të cilët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i urojnë fat lojtarit në skuadrën e re.

Elneni ka zhvilluar 89 ndeshje me Arsenalin në të gjitha kompeticionet ku ka shënuar 2 gola, dhe tani do të nisë një aventurë të re me shpresën se do të rritet akoma më shumë si futbollist.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura