ZYRTARE/ “Hija” e Kontes dhe rezultatet negative, Totenhemi shkarkon trajnerin e njohur

Nov 1, 2021 | 11:22
SHPËRNDAJE

Tashmë është zyrtare, Nunjo Espirito Santo nuk është më trajner i Totenhemit. Tekniku portugez është shkarkuar nga klubi londinez pas rezultateve negative dhe renditjes në Premier Ligën angleze teksa klasifikohen në vendin e 8 në kuotën e 15 pikëve.

Tottenham Hotspur v Manchester City - Premier League

Fatale për trajnerin 47-vjeçar ishte humbja në shtëpi me rezultatin 0-3 ndaj Mançester Junajtid në fundjavën që lamë pas. Lajmin e shkarkimit nga detyra e trajnerit e kanë bërë vetë zyrtare klubi i Totenhemit teksa Santo dhe i gjithë stafi i tij do të largohen nga “Spurs”-at.

Kohët e fundit është folur se trajneri i ardhshëm i Totenhemit, do të jetë pikërisht Antonio Konte i cili aktualisht ndodhet pa asnjë skuadër që pas largimit nga Interi në fundin e muajit maj ku e shpalli dhe kampion të Italisë pas 11 vitesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura