ZYRTARE/ Barcelona blindon yllin e ekipit, kontratë deri në vitin 2022 dhe një klauzolë prej…

Dec 4, 2019 | 20:26
SHPËRNDAJE

Ansu Fati ishte një nga zbulimet e Barcelonës në këtë sezon, teksa tregoi paraqitje shumë të mira me ekipin në fillim të kampionatit.fati

Së fundmi katalanasit kanë rinovuar kontratën deri në vitin 2022, me një klauzolë milionere largimi. Klauzola e largimit të 17-vjeçarit është 170 milionë euro, por nuk përfundon këtu.

Pasi të mbushë 18 vjeç, klauzola e futbollistit do të rritet automatikisht dhe do të shkojë në 400 milionë euro.  Drejtuesit e Barcelonës kanë pritshmëri të mëdha për sulmuesin dhe e shohin atë si një lojtar me të ardhme të madhe. Diçka të tillë e konfirmon edhe kontrata e nënshkruar nga të dyja palët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura