ZYRTARE/ Atletiko zgjidh hallin për sulmin, firmos për 5 vite me një brazilian

Aug 25, 2021 | 13:33
SHPËRNDAJE

Atletiko Madrid ka bërë një goditje në merkato duke siguruar shërbimet e sulmuesi brazilian Mateus Kunja.

kunja

22-vjeçari vjen nga radhët e Hertës së Berlinit duke iu bashkuar menjëherë skuadrës së Simeonse. Madrilenët kishin kohë që ishin vënë pas yllit të Fiorentinës Dushan Vlahoviç, por kërkesat e larta të presidentit të violëve bën që klubi të vihej pas një objektivi tjetër.

Sulmuesi brazilian spikati në Olimpiadë me seleçaot duke shënuar gol në finalen e madhe kundër Spanjës.

Kunja ka firmosur për pesë vite me Atletiko Madridin dhe operacioni është kryer mbi bazën e 26 milionë eurove, teksa Herta do të fitojë dhe 10% të kartonit në rast shitje te një skuadër tjetër.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura