“Zogun e solli në pushtet Beogradi”, ish-nënkryetari i PLL i sulet Ngjelës: Legalistët të bënë ministër

Nov 2, 2018 | 13:54
SHPËRNDAJE

Një deklaratë e avokat Spartak Ngjelës, lidhur me mënyrën e ardhjes së Mbretit Zog në pushtet në vendin tonë, ka sjellë reagim të fortë nga ana e ish-nenkryetarit të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Murat Basha.

Ngjela

Ngjela, mbrëmë në emision “Open” të gazetares Eni Vasili në TCH, ka deklaruar se shteti ynë ka vuajtur për territoret e pushtuara shqiptare, duke thënë se qeveritë janë vënë nga fqinjët.

“Komunizmi nuk është vepra jonë është vepër e Beogradit, ne kemi vuajtur për Kosovën dhe për Çamërinë, për territoret e pushtuara shqiptare ka vuajtur ky shtet sepse qeveritë janë vënë nga fqinjët, Zogu është vendosur nga fqinjët, nga Beogradi. Enver Hoxha është vendosur nga Beogradi, jo kot, sepse është kjo që thashë, në këto doza hyn dhe shteti tjetër se ka edhe ai të vetën. Ne vuajmë nga krimi shtetëror, jo nga krimi i rrugës, ai është krejtësisht ordiner, kë ka vrarë mafia këtu, më tregoni një njeri, të rëndësishëm, asgjë”- ka thënë Ngjela.

ngjela-murat-basha

Një ditë pas kësaj deklarate, vjen reagimi i ashpër i Murat Bashës. Ai i ka kujtuar Ngjelës se legalistët e vlerësuan duke e bërë ministër në 1997, ndërkohe që më pas deputet, ku vetë Murat Basha shkruan se i liroi vendin nga lista emërore e kandidatëve.
“Ore i pa nder, po si ti u bere minister dhe deputet dhe deshe te beheshe kryetar i nje partie qe ka si inspirim dhe lider te perhershem Mbretin Zog I?”- shkruan Basha.

Deklarata e Murat Bashës

Idot dhe maskara ose ka qene dje,ose eshte sot.Ngjala ke Topi mbreme deklaroi se edhe Zogun e vune Serbet.U habita dhe shokova.Pak histori.Ne burgje ka ngritur lart figuren e Zogut si patriot,burre shteti etj.Jane akoma gjalle bashkevuajtesit e tij.U ngjit fort mbas P.L.L ne vitet 1990. ”Legalistet” e vleresuan dhe e bene Minister ne 1997.Me vone deputet (ku une i lirova vendin ne listen emerore…) Tentoi te behej kryetar i P.L.L….. Ore i pa nder, po si ti u bere minister dhe deputet dhe deshe te beheshe kryetar i nje partie qe ka si inspirim dhe lider te perhershem Mbretin Zog I ? Ti patroti madh,si deshe te beheshe zogist…? Se ti gjithologu nuk shkel parimet.. hahahaa. Si more i pa nder dje ishe Zogist,sot anti….? Ose dje ke qene Idiot dhe Maskara dhe ke mashtru njerezit.Ose sot je Idiot dhe Maskara dhe po mashtron perseri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura