Zjarri në Mirditë merr përhapje masive për shkak të erës së fortë, fillon ndërhyrja nga ajri

Aug 8, 2022 | 10:04
SHPËRNDAJE

Vijon të jetë ende aktiv zjarri në zonën Skuraj – Mali i Bardhë, në Njësinë Administrative Milot te Bashkisë Kurbin.

Për shkak te erës se fortë dhe temperaturave te larta, zjarri ka marrë një përhapje mjaft të gjerë. Terreni është mjaft i thyer dhe nuk mund te ndërhyhet nga toka nëpërmjet zjarrfikëseve.

Sot ka filluar një operacion i gjerë, për eliminimin e vatrës se zjarrit,  nën drejtimin e Prefektit të Lezhës. Operacioni ka nisur rreth orës 06:30 te mëngjesit. Përveç punëtorëve të Bashkisë Kurbin, në mbështetje të aksionit kanë ardhur 50 pjesëtarë të Forcave të Armatosura, si dhe një helikopter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura