Zjarri në lokalin në pronësi të babait të Noizyt, ja reagimi në faqen zyrtare: Shkak një shkëndijë elektrike, do të qëndrojë mbyllur deri në një njoftim të dytë

Jun 11, 2023 | 11:45
SHPËRNDAJE

Zjarri i rënë në lokalin në pronësi të babait të reperit të njohur Noizy Bashkim Rajku dyshohet të ketë rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Capture

Në reagimin në faqen zyrtare të lokalit në instagram thuhet se lokali do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.

“Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë elektrike GAT03 do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ju mirëpresim së shpejti”, thuhet në njoftim.

Lokali në zonën e Currilave në Durrës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.

gate 03

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura