Zjarri dëmton rrjetin 35kV në Koplik, OSSH: Ja fshatrat që mbeten pa drita

Aug 1, 2020 | 22:28
SHPËRNDAJE

Kanë mbetur pa energji elektrike një sërë fshatrash mbrëmjen e sotme në Koplik të Malësisë së Madhe.

OSSH-770x434

Operatori i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike me anë të një lajmërimi, shpehet se një zjarr ka dëmtuar rrjetin 35 kV.

OSSH shprehet se ka stakuar linjat 35 kV Bogiq- Koplik dhe Bogiq – Shkodra 3, si pasojë e rënies së zjarrit në Bogiq, pranë nën-stacionitj Koplik 220 kV.

Njoftimi i plotë i OSSH-së:

OSSH njofton se ka stakuar linjat 35kV Bogiq – Koplik dhe Bogiq – Shkodra 3, si pasojë e rënies së zjarrit në Bogiç, pranë N/Stacionit Koplik 220kV. Si rrjedhojë, kanë mbetur pa energji ⚡️n/stacionet Shkodra3, Vrakë, Dobraç, Vukpalaj, Koplik dhe Bajzë. Brigadat e likujdimit të avarisë Tensioni i Lartë po punojnë per eleminimin sa më të shpejtë të avarisë.

Pa energji elektrike kanë mbetur banorët e zonave:

Lagjet Kiras, fshatrat Lopcej, Dobraç, ndërmarrja e pularisë “Elvis”, Shtoi i ri, Shtoi i vjeter, Boriç, Bashkia Koplik, Qyteti Koplik, Policia, Bankat, Institucione shtetrore, N/prefektura, Shkrel, fshatrat Goraj, Katun Kastrati, Gradiskije, Ktosh Demiraj, Grudë fushë, Gruemirë cesme, Burgu i Recit, Kaldrun, Sterbeq, Jubicë Flake, Boric, Grill, Omaraj, Gruemirë, Linaj, Vorfe, Kullaj, Rrash, Hot, Kelmend, Stacioni Trenit, Dogana Hani Hotit, Fshatrat: Vukpalaj, Rrapsh, Tamare, Selce, Vermosh dhe Vukel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura