Zjarr masiv në Memaliaj/ Dëmtohen pemët dhe linjat e energjisë elektrike, zjarrfikësit në luftë me flakët

Jul 24, 2021 | 21:30
SHPËRNDAJE

 

Një zjarr masiv ka rënë në zonën Ballaxhiaj dhe Miricë në Memaliaj duke dëmtuar pemët në kodër si dhe linjat e energjisë elektrike.

zjarri 22222222

Korrespondentja e Panorama.al raporton se forcat zjarrëfikëse kanë shkuar në vendngjarje duke punuar për shuarjen e vatrave të zjarrit. Ndërsa OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike.

Burime bëjnë me dije se energjia elektrike do të vijojë të jetë e ndërprerë derisa të konstatohen dëmet e shkaktuara në rrjet nga grupet e terrenit në zonat në të cilat kalojnë fiderat Miniera 1 dhe Miniera 2.

Z1 z2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura