Zhvillohet ekspozita “Kokë më kokë me Omer Kaleshin” në Gostivar

Jun 29, 2022 | 22:06
SHPËRNDAJE

Gjatë ditëve të fundit në Galerinë Kult në Gostivar, u realizua ekpozita ”Kokë më kokë me Omer Kaleshin” e artistit Saimir Strati, i cili ekpozoi 10 mozaikë të realizuar në Koloni të ndryshme artistike në Kosovë dhe Maqedoni. Motoja kryesore e ekpozitës ishte shpalosja e mozaikut të të ndjerit Omer Kaleshi, i realizuar nga copëza guri.

ekspozitagostiva (2)

Kuratorja e ekpozitës Vlora Demiri theksoi: “Maestro Saimir Strati përveçse njihet si artisti i cili nga copëza të ndryshme krijon tërësi, ai sot e dëshmoi që përveç veprave të realizuara ne gurë dhe gjësende të ndryshme, ai sonte me anë të kësaj ekpozite arriti të krijojë edhe një mozaik të gjallë, duke mbledhur, artistë  e artdashës nga troje të ndryshme në një vend te vetëm, për nje arsye te vetme: Për të kujtuar një artist i cili pak para pak kohësh u largua fizikisht nga mesi jonë, Omer Kaleshin.

Artisti i cili jetën e tij e ndau si një mozaik, duke dashur që çdo copë e tija t’i përkiste vendeve të ndryshme.” Ajo gjithashtu theksoi se “Saimir Strati sonte na vjen me mozaik brenda mozaikut. E them këtë sepse veprat që i shihni janë të realizuara në vende të ndryshme dhe në kohë të ndryshme. Janë vepra të realizuara në mes miqësh. Maestro Strati përveçse bëri një përmbledhje të veprave te tij, ai arriti të na bashkojë edhe neve për ti bërë homazh piktorit Omer Kaleshit.

Përveç rekordeve Guinnes, rekordi më i madh i tij është kjo aftësia e tij për të na mbledhur në një qe edhe njëherë na e bëri të ditur kuptimin e vërtetl të mozaikut. Falë kësaj ekpozite ne sot kemi mundësi të ngremë dolli pranë figurës së Omer Kaleshit, për hirë të krijimtarisë së tij artistike që na e la për trashigimi.”

ekspozitagostiva (3)

Në ekpozitë përveç publikut gostivaras ishin të pranishëm dhe artistë nga Kosova, Shqiperia, si dhe shumë vende të botës si pjesë e Kolonisë Artistike në Gostivar.

ekspozitagostiva (1) ekspozitagostiva (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura