Zhdukja e biznesmenit Pecorelli/ Media italiane: Ja përse nuk bindin tezat e hetuesve lokalë shqiptarë! Si ka mundësi që telefoni dhe ora e Davides u gjetën…

Jan 25, 2021 | 12:37
SHPËRNDAJE

Zhdukja misterioze e biznesmenit dhe ish-arbitrit të futbollit Davide Pecorelli, vijon të jetë në vëmendjen e mediave italiane.

“Umbria Domani” shkruan sot se ka shumë aspekte të ngjarjes që duhet të sqarohen, e që lidhen veçanërisht me lëvizjet e tij të fundit në Shqipëri. 

Davide Pecorelli
Davide Pecorelli

Media në fjalë thotë se ka ende shumë pyetje që presin përgjigje, dhe aspekte të ngjarjes që Policia Shqiptare i ka anashkaluar.

“Si ka mundësi që telefoni dhe ora e Davide-s u gjetën pa dëmtime, kur makina e djegur u shkatërruar plotësisht? Për hetuesit shqiptar zjarri mund të ketë qenë aksidental, por nuk shpjegohen shkaqet e zjarrit. Tezat e hetuesve lokale nuk janë aspak bindëse, ka ende shumë pyetje pa përgjigje dhe zhdukja e Davide Pecorelli është gjithnjë e më tepër një mister që nuk bind pjesëtarët e familjes”, shkruhet në artikull.

Me kalimin e ditëve skenarë të rinj janë hapur lidhur me vdekjen e 45-vjeçarit me origjinë nga Lama e San Giustino, një sipërmarrës në sektorin estetik dhe parukeri, me aktivitete në Arezzo dhe Castello. Pecorelli është baba i katër fëmijëve, tre prej të cilëve i ka nga martesa me gruan e parë dhe një tjetër e ka nga martesa me një shqiptare.

Hetimet lidhur me rastin nisën nga Policia Shqiptare, por përmes Interpolit u angazhua edhe Zyra e Prokurorit Publik të Perugia-s. Tashmë po priten ende rezultatet e ADN-së të kockave të gjetura në automjetin “Skoda Fabia” që u gjet e djegur në Gjegjan të Pukës.

Ish-gjyqtari i futbollit mbërriti në 3 janar në Shqipëri. Ai shkoi në Vlorë dhe më pas në Shkodër me destinacion përfundimtar Pukën ku qëndroi për dy netë.

Më 6 janar Davide humbi kontaktet me të afërmit, dhe nuk dihet nëse eshtrat në makinën e djegur i përkasin atij. Në një mesazh të dërguar në “WhatsApp” për një mik biznesmen në, Peccoreli shkruan: “Unë hapa një show-room në një qendër tregtare… Deri në datën 6 është luftë. Unë kam rezervuar biletën e kthimit për 10 janar”.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura