Zhduket prej 8 ditësh bariu 17-vjeçar. Herën e fundit e panë të hipte në një makinë, pastaj …

Dec 16, 2019 | 9:06
SHPËRNDAJE

Një i ri nga Libohova, në rrethin e Gjirokastrës është zhdukur në rrethana misterioze prej më shumë se një jave dhe nuk ka asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e tij.djaliGazetarja e “Panorama” raporton se banorët e zonës tregojnë se hera e fundit kur është parë i riu ka qenë tetë ditë më parë, duke hipur në një makinë në fshatin Sofratikë, Dropull.

Humbja e të riut është denoncuar në polici, por deri më tani nuk ka asnjë informacion.
Mesohet se 17-vjeçari punonte si bari në fshatrat e Dropullit. Policia e Gjirokastrës e ka shpallur në kërkim dhe thuhet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura