Zhduket dëshmitari i mbrojtur që pa vrasjen e komisarit, Berisha: Rama bleu votën e Mark Frrokut

Jul 31, 2014 | 9:02
SHPËRNDAJE

Arben Frroku në gjyq.Majtas, Sali Berisha dhe Mark Frroku
Ngrihen dyshime se Arben Ndoka po kërkon të anulojë marrëveshjen me drejtësinë.

Mbrojtja e dëshmitarëve, shkresë Gjykatës: Kemi humbur kontaktet.

Zhduket Arben Ndoka, bashkëpunëtori i drejtësisë, në procesin gjyqësor në ngarkim biznesmenit Arben Frroku në Gjykatën për Krimet e Rënda.
Dëshmitari Ndoka, dëshmia e të cilit është prova kryesore ku prokuroria bazon akuzën e ngritur ndaj Frrokut, atë të vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, nuk është sjellë në proces. Trupi gjykues vendosi dje zhvillimin e një seance me dyer të mbyllura, me argumentin e “sigurisë së dëshmitarit të mbrojtur”. Por vetëm pak minuta më pas gjykata ka relatuar shkresën e ardhur nga Drejtoria për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, ku thuhej se “kemi humbur kontaktet me këtë person”. Përfaqësuesit e akuzës në sallë kanë këmbëngulur se do ta sjellin dëshmitarin në gjyq. Sipas burimeve, prokurorët kanë pranuar se ka një “mosbesim reciprok” në lidhje me dëshmitarin, duke hedhur dyshime në lidhje me statusin që ai do të paraqitet në gjykatë. Nga ana tjetër, një burim jozyrtar në Policinë e Shtetit bëri me dije se dëshmitari ka kërkuar të anulojë marrëveshjen e tij më organet e drejtësisë. Në pranim të kërkesës së prokurorisë, gjykata ka shtyrë seancën për më 10 shtator. Në të njëjtin vendim, trupi gjykues ka urdhëruar njoftimin e Zyrës për Mbrojtjen e Dëshmitarëve për të mundësuar paraqitjen në këtë seancë të dëshmitarit Arben Ndoka. 

(Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)

ARMAND BAJRAMI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura