Zhduket bashkë me vajzën 5-muajshe 24-vjeçarja shqiptare në Angli (FOTO)

Jul 31, 2015 | 13:46
SHPËRNDAJE

Autoritetet policore në Merseyside, po bëhen shqetësohen gjithnjë e më shumë për vendndodhjen e një 24-vjeçareje shqiptre dhe vajzës së saj 5-muajshe. Anisa Lamaj dhe e bija, Medine nga Everton, janë me origjinë nga Shqipëria.

Anisa Lamaj, foto e publikuar nga mediat e huaja
Anisa Lamaj, foto e publikuar nga mediat e huaja
Sipas autoriteteve, ato janë parë së fundmi vetëm në fund të muajit qershor.

Por ato ishin raportuar të humbura të enjten e 7 Korrikut, pasi nuk dolën në një takim që kishin lënë, nuk dihet me kë. Mediat e huaja nuk bëjnë me dije detaje se kush e ka raportuar humbjen e tyre, teksa nuk dihet as identiteti i bashkëshortit të saj.

stream_img

Foshnja besohet të jetë në shoqërinë e të ëmës, dhe policia dyshon se ato mund të jenë jashtë zonës së Merseyside.

Anisa është përshkruar si një femër e bardhë, me flokë të gjatë ngjyrë kafe dhe sy me të njëjtën ngjyrë. 24-vjeçarja thuhet se flet edhe anglisht edhe shqip.

Sakaq, Policia e Merseyside ka publikuar raportin e humbjes se shqiptares ne faqen e saj ne Twitter, e cila perdoret në kohë kritike, dhe ndihmon të “ndajmë informacione me vlerë”,- thuhet ne faqen zyrtare.

Merseyside është një qark metropolitan në Veri-Perëndim të Anglisë.

Sakaq, Policia ka vene ne dispozicion edhe numra telefoni per ata qe kane pare Anisen dhe e dinë vendndodhjen e saj.

Faqja ne Twitter e Policise se qarkut ne Angli
Faqja ne Twitter e Policise se qarkut ne Angli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura