Zhduket 15-vjeçari shqiptar në Greqi/ Asnjë informacion për adoleshentin që prej 4 ditësh

Sep 8, 2021 | 21:52
SHPËRNDAJE

 

Një adoleshent me origjinë shqiptare i quajtur Namik. A. është zhdukur në Kythira të Greqisë.

shqiptari greqi

Mediat helene raportojnë se 15-vjeçari ka humbur kontaktet me familjarët që nga pasditja e të dielës.

Policia greke bën me dije se bëhet fjalë për një: 15-vjeçar, 1.65 m i gjatë, i dobët, me flokë ngjyrë kafe dhe sy blu-jeshil. Ai kishte veshur xhinse, një bluzë të verdhë dhe atlete të bardha.

Familjarët e tij pas denoncimit në polici kërkuan ndihmë përmes medias, që cilido që ka informacion t’i ndihmojë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura