Zgjidhet “ngërçi” për Kobina, Tirana paguan 27 mijë euro

Aug 16, 2018 | 22:44
SHPËRNDAJE

Mediat afrikane kanë bërë dje me dije se përfundimisht të mërkurën ekipi Hart Of OAK ka vendosur që të shesë Uinful Kobinën. Dje është zhvilluar asambleja e klubit afrikan dhe nga ana e drejtuesve të skuadrës është bërë me dije se Tirana ka paguar 27 mijë euro për kartonin e lojtarit.

kobina

Pas raportit, asambleja e përgjithshme e mbledhur dje në Afrikë ka konfirmuar shitjen e lojtarit dhe lirimin e tij në adresë të Tiranës. Futbollisti mund të federohet me bardheblutë, pasi çdo pengesë, edhe ato afrikane, duket se janë shuar përfundimisht.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura