Zgjidhet ngërçi me patentat, DPSHTRR publikon listat me lejet e drejtimit

Jul 4, 2018 | 17:23
SHPËRNDAJE

Prej disa muajsh kishte një ngërç lidhur me lejet e drejtimit që lëshohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. Qytetarët edhe pse kanë aplikuar që nga marsi nuk kanë mundur që të marrin në kohë lejen e drejtimit.Vetë DPSHTRR ka bërë here pas here sqarime për arsyet e kësaj situate që lidhet ngushtë me pjesën e procedurës së prokurimit e cila u rikthye nga e para.

Patenta_shqiptare

Në një njoftim në faqen e saj DPSHTRR ka renditur një listat sipas qyteteve dhe datës së aplikimit ku disa datojnë nga marsi I këtij viti dhe më të fundit I përkasin qershorit.

“DPSHTRR, Drejtoria e Targave dhe e Shtypshkrimeve publikon Listën e Lejeve të Drejtimit gati për tu tërhequr nga qytetarët. Renditjen do ta gjeni sipas rrethit përkatës dhe datës së aplikimit. Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe i ftojmë që ti drejtohen me e-mail institucionit për çdo ankesë, parregullsi apo sqarim në adresën; [email protected]” thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

LISTËN E PLOTË E LEXONI NË:

http://www.dpshtrr.gov.al/component/content/article/36-njoftime/411-lista-e-lejeve-te-drejtimit-per-tu-terhequr-nga-qytetaret

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura