Zgjedhjet vendore/ Gjergji Bojaxhi në “Panorama TV”: Në 10 vite situata është përkeqësuar! Shqiptarët po largohen nga vendi se elita politike ka dështuar

Mar 30, 2023 | 21:27
SHPËRNDAJE

Ish-kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergji Bojaxhi ka komentuar situatën politike në vend në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

gjergjibojaxhi1

I ftuar në emisionin “Log.” në “Panorama TV”, Bojaxhi tha se fakti që shqiptarët zgjedhin të largohen nga Shqipëria, tregon se elita politike ka dështuar në qeverisjen e vendit.

Sipas tij, në 10 vitet e fundit në Shqipëri situata është e përkeqësuar.

Gjergji Bojaxhi: Padyshim fakti që shqiptarët ikin nga Shqipëria, tregon se elita ka dështuar për të qeverisur vendin. Ka dështuar në krijimin e oportuniteteve, ku gara është e drejtë. Nuk mendoj që ka ndryshuar diçka, gjërat janë përkeqësuar në krahasim me 10 vjet më parë. Për shkak sepse qoftë edhe kandidatët që dalin, përfshirë edhe veten time, nuk ka asgjë që të pranosh se dështon. Qytetarët kanë dy zgjedhje, ose të zgjedhin të keqen më të vogël, ose të bëjnë atë që të vendosin kryqin tek fleta e votimit.

Pyetje: Si e zhvilluat fushatën atëherë?

Gjergji Bojaxhi: E kam pasur fushatën e këndëshme, bashkë me aktivistët asokohe. Ne nuk u futëm në garë që do fitonim në bashkinë e Tiranës. Qëllimi im ka qenë gjithmonë që hyjmë në garë për t’i treguar klasës politike për t’i treguar se ekziston një përqindje tjetër që është ndryshe. Pritshmëritë e mia ishin që kjo do ishte një garë për të dhënë një mesazh dhe për të trembur klasën politike që të kenë një tjetër lloj seleksionimi për kandidatët që futen në lista.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura