Tërheqja një ditë para garës e kreut te KMSH, Pollo flet për presion kuisling të Qeverisë: Duan të eliminojnë ata që…

Mar 1, 2019 | 18:43
SHPËRNDAJE

Kryetari aktual i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skëndër Bruçaj është tërhequr së fundmi nga gara për një mandat të dytë në krye të këtij institucioni.

Demokrati Genc Pollo ne nje reagim te fundit akuzon qeverine per presion kuisling ne gjithe kete ceshtje.

Reagimi i Pollos 

Presion kuisling i qeverisë mbi Komunitetin Mysliman. Duan të eliminojnë ata që nuk kontrollojnë. Për t’a servirur kokën e KMSh në sini të argjendtë. Uroj që asambleja e myftinjve shqiptarë të ruajë dinjitetin, orientimin e të refuzojë cdo kalë troje.

Kujtojme se me heret, sot, deputeti i PD-së, Ervin Salianji, qe e ka dorezuar mandatin, akuzoi Ramën se kërkon të fusë nën ndikimin e saj KMSH.

Ditën e nesërme Komuniteti Mysliman i Shqipërisë zhvillon zgjedhjet, por qeveria duket qartazi që po ndërhyn, po njësoj dhe me të njëjtat mënyra sikur të jenë zgjedhje parlamentare! Populli thotë vesi del me shpirti”, u shpreh Salianji.

kreu i kmsh

Gara nesër pritet të zhvillohet mes katër kandidatëve, të cilët janë: Bujar Spahiu, 10 vjet Nënkryetar i KMSH-së, i shkolluar në Egjipt; Ylli Gurra, myfti i Tiranës, ka mbaruar medresenë në Stamboll dhe studimet e larta në Elbasan; Gramoz Blliku, myfti i Lushnjes, ka mbaruar studimet e larta në Egjipt dhe Islam Hoxha, ka mbaruar studimet e larta për Teologji në Turqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura