Zgjedhjet presidenciale në RMV, Bujar Osmani shpall fitoren ndaj Arben Taravarit: Duhet ta pranojë humbjen

Apr 24, 2024 | 22:00
SHPËRNDAJE

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut nga “Frontit Evropian” Bujar Osmani, ka deklaruar se ata kanë siguruar fitore me mbi 40 mijë vota ndaj kundër kandidtit Arben Taravari.

bujar-osmani-7

Ai numëroi vendet ku kanë fituar, madje duke përmendur edhe Tetovën.

Fitore në Saraj, fitore në Manastir, në Veles, fitore e thellë në Kërçovë, fitore në Kaprosh, dhe pritni pak, fitore në Gostivar.

 Gjithnjë në republikë, fitore e thellë e në republikën. Urime të gjithëve ju faleminderit nga thellësia e zemrës për besimin që me keni dhënë mua dhe Frontit. Kjo fitore dëshmon se Fronti po ngritët në një lokomotivë për Evropën”, tha Osmani.

Osmani ka falënderuar të gjitha partitë dhe liderët e tyre.

“Vota juaj sot është detyrimi ynë, amaneti ynë, besa jonë dhe ju premtoj se do të jetë pjesë e të ardhmes së ndritur të vendit tonë. Sot shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët, treguan se ata vetëvendosin për fatin e tyre. Ne ju japim fjalën se ata askush nuk mund më të vendos për fatin e tyre. Vullneti është i qartë”, tha Osmani.

Ai më pas iu drejtua edhe Arben Taravarit, pavarësisht goditjeve të ulëta, tha Osmani, dhe se duhet të pranohet kjo humbje.

Nga gjithsej 74,89% të votave të numëruara, këto janë rezultatet:

Stevo Pendarovski 128.423 | 19,30%

Gordana Siljanovska 262.871 | 39,50%

Bujar Osmani 95.682 | 14,38%

Arben Taravari 68.153 | 10,24%

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura