Zgjedhjet në RMV/ Kandidati shqiptar për deputet: Është e qartë kush e fiton Presidencën! Në garën parlamentare kryeson Fronti Evropian

May 8, 2024 | 21:43
SHPËRNDAJE

Kandidati për deputet nga Fronti Evropian në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani ka komentuar votimet e sotme atje, ku u shpreh se nga rezultatet e para është e qartë që fituese për President të vendit është kandidatja e partisë opozitare, VMRO-DPMNE.

maqedoni e veriut

I ftuar në “Open” në News 24, ai theksoi se sa i përket zgjedhjeve parlamentare, Fronti Evropian është në epërsi për momentin, ndërsa për Presidentin, është e qartë se fituese është kandidatja e VMRO-DPMNE.

Ndër të tjera, ai tha se shumica e shqiptarëve nuk e kanë hedhur fletën në kutinë e votimit për President për shkak të deklarimeve të kandidates për Presidente, ndërsa shtoi se së pari numërohen votat për President pastaj për deputetë

“Këto zgjedhje kanë qenë mjaft të ngarkuara në të gjitha aspektet sidomos në bllokun shqiptar. Sa i përket qytetarëve është kaluar pragu prej 40% për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale. Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, Fronti Evropian është në epërsi për momentin. Për Presidentin, është e qartë se fituese është kandidatja e VMRO-DPMNE.

Unë jam kandidat nga Fronti Evropian dhe mund të them se jemi në epërsi në të gjitha vendvotimet. Shumica e shqiptarëve që kanë sado pak ndërgjegje nuk e kanë hedhur fletën në kutinë e votimit për President për shkak të deklarimeve të kandidates për Presidente. Së pari numërohen votat për President pastaj për deputetë. Presim për disa orë të kemi rezultatet”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura