Zgjedhjet/ Mediu mbyll fushatën në Tiranë: Shqiptarët s’mund të pranojnë që Vuçiç dhe Zaevi të vendosi për fatin e tyre, pas 30 edhe Brukseli thotë votoni numrin 9

Apr 22, 2021 | 13:35
SHPËRNDAJE

Fatmir Mediu1Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Tiranë, Fatimir Mediu gjatë një nga takimet përmbyllëse të fushatës u tha qytetarëve se shqiptarët s’mund të pranojnë që Vuçiçi dhe Zaev të vendosin për fatin e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PR-së tha se kryeministri Edi Rama është bërë bashkë me Presidentin serb, Vuçiç për të defaktorizuar interesat e shqiptarëve.

Ndër të tjera Fatmir Mediu tha se herë të parë Brukseli pas rënies së komunizmit thotë se “Aleanca për Ndryshim” është alternativë që qytetarët duhet të votojnë, pasi Europa dhe SHBA janë të lodhur nga qeverisja e Edi Ramës.

“Si ka mundësi që Edi Ramës i del në krah dhe i kërkon shqiptarëve që të votojnë Edi Ramën, Presidenti serb Vucic, ai që ishte zëdhënësi i Miloshevicit në masakrën në Kosovë?

Si ka mundësi që ne si shoqëri të mos reagojmë në raport me atë shtet, me ata njerëz, të cilët kanë dashur të defaktorizojnë qëllimet dhe interesat shqiptare? Kjo nuk është e rastësishme, që Vucic dhe Zajev duan Ramën, sepse janë tashmë instrumenta për të defaktorizuar rolin e rëndësishëm që fituan shqiptarët në fillim shekulli, me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Pavarësinë e Kosovës, Shqipërinë në NATO, liberalizimin e vizave, Marrëveshjen e Ohrit, të drejtën shtetformuese të shqiptarëve në Maqedoni, afrimin me Bashkimin Europian të shqiptarëve në Malin e Zi.

Kjo marrëdhënie nuk është e rastësishme. Kjo rrymë po përpiqet edhe njëherë të minojë çdo interes shqiptar”-u shpreh Mediu.

Kryetari i Partisë Republikane theksoi se për herë të parë Brukseli pas rënies së komunizmit thotë se “Aleanca për Ndryshim” është alternativë që qytetarët duhet të votojnë, pasi Europa dhe SHBA janë të lodhur nga qeverisja e Edi Ramës.

“ Është hera e parë në historinë e këtyre 30 viteve që Brukseli flet hapur dhe qartë, thotë votoni numrin 9, “aleancën për Ndryshim”, por duhet të kuptojmë që jo vetëm shqiptarët, por edhe partnerët tanë në SHBA dhe Europë, janë tashmë të lodhur me një qeverisje, e cila vetëm mashtron, një qeverisje e cila vetëm shkatërron, një qeverisje e cila ka mbjellë vetëm korrupsion, një qeverisje e cila ka mbjellë vetëm krim.

Edi Rama mendon që mund të blejë të ardhmen e fëmijëve tanë, mund të blejë mundin dhe djersën e prindërve tanë, mund të blejë dinjitetin tonë, por ne duhet të bashkohemi si asnjëherë tjetër, t`i themi që fëmijët tanë, jeta jonë, e ardhmja jonë, mundi i prindërve tanë, dinjiteti ynë, as nuk shitet, as nuk blihet. Ai është për ne për të ndërtuar lumturinë në këtë vend që e ka falur Zoti.,

Edi Rama si askush tjetër në historinë shqiptare, nuk mund të krahasohet me asnjë. Njeri i cili shan, fyen, përbuz çdo njeri të ndershëm, njeri i cili nuk do të dijë për asnjë vlerë njerëzore, politikë nuk ka më, qeverisjen e ka shkatërruar, por do të shkatërrojë dhe atë që është thelbësore në një shoqëri, respektin dhe vlerësimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin. Prandaj mendoj që është shumë e rëndësishme që urrejtjen, përbuzjen e Edi Ramës, ta kthejmë në dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”-  thotë ai.

Bruna Laboviti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura