Zgjedhjet e ardhshme/ Meta garanton: Mbi 50 për qind e kandidatëve të Partisë së Lirisë në këshillat vendore do të jenë të rinj

Oct 1, 2022 | 19:25
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka garantuar se mbi 50 për qind e kandidatëve të PL-së në këshillat vendore do të jenë të rinj e te reja.

ilir meta

Gjatë një takimi me anëtarët e rinj të kësaj force politike, Meta u shpreh se shume shpejt do të fuqizojnë rolin e të rinjve në vendimmarrje.

Sipas tij, Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për t’u dhënë përfaqësimin e merituar të rinjve në vendimmarrje.

“Kënaqësi të dëgjoja sot disa nga anëtarët më të rinj të Partisë së Lirisë.

Përfshirja e të rinjve në Partinë e Lirisë do të fuqizojë rolin e tyre në vendimmarrje shumë shpejt. Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore dhe rikthimi i opozitës dhe pluralizmit politik në Bashkitë tona.

I garantova se mbi 50 për qind e kandidatëve tanë në këshillat vendore do të jenë të rinj dhe të reja.

Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për t’u dhënë përfaqësimin e merituar të rinjve në vendimmarrje.

Të rinjtë do të jenë Fuqia e Ndryshimit dhe Ndryshimi do të fillojë nga Tirana”, shkruan Meta në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura