Zgjedhjet e 14 majit/ Ilir Meta: Të japim një mesazh të fortë të ndryshimit dhe qeverisjes njerëzore

Mar 23, 2023 | 17:29
SHPËRNDAJE

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se më 14 maji duhet të japim një mesazh të fortë ndryshimi dhe qeverisjes njerëzore.

ilir meta

Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se një kujdes i veçantë duhet për moshën e tretë  dhe për nënat dhe baballarët.

“Me zgjedhjet e 14 Majit të japim një mesazh të fortë të ndryshimit, të japim një mesazh të fortë të një qeverisje njerëzore dhe një qeverisje njerëzore pa një kujdes të veçantë për moshën tuaj, për moshën e tretë, për nënat dhe baballarët tanë nuk mundet që të ketë”, shkruan Ilir Meta, duke shgtuar se “ata kanë dhënë shumë për të gjithë ne, sot është koha që ne të kujdesemi për ta”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura