Zgjedhja e Sali Berishës në krye të PD, reagon për herë të parë presidenti Ilir Meta

May 23, 2022 | 19:14
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit  Ilir Meta ka komentuar shkurt zgjedhjen e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.

meta

Gjatë një interviste të dhënë nga Juniku i Kosovës, në krah të homologes kosovare, Vjosa Osmani, Meta tha se në demokraci vullneti i qytetarëve duhet respektuar.

Pyetje: Zoti President, si e vlerësoni zgjedhjen e zotit Sali Berisha Kryetar të Partisë Demokratike?

“Në demokraci duhet respektuar vota dhe vullneti i qytetarëve”, tha Meta.

Kreu i Shtetit në deklaratën e tij shprehu gjithashtu mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kosova është tashmë një vend shumë solid dhe demokratik, është një shembull i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një shembull i respektimit të të drejtave të njeriut, një shembull i respektimit të të drejtave të pakicave.

Është një vend model që kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, dhe padyshim që është edhe për sa u takon këtyre standardeve, që është prej kohësh anëtarë e Këshillit të Europës.

Kështu që është një aplikim që meriton mbështetjen e të gjithëve, që i shërben afirmimit të vlerave europiane të të gjithë rajonit tonë, dhe nuk i shërben vetëm Kosovës”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura