Zgjedhja e kryeprokurorit, Mustafaj: Duhet të ketë konsensus, por nëse mazhoranca…

Nov 24, 2017 | 19:27
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i PD-së, publicisti dhe shkrimtari Besnik Mustafaj, në rubrikën “Opinion” në “Neës24”,deklaroi se Prokurori i Përgjithshëm që duhet të zgjidhet i përkohshëm në këtë detyrë, duhet të ketë mbështetjen e të gjitha palëve politike. Mustafaj tha se mazhoranca duhet të tregojë vullnet për të përfshirë edhe opozitën në këtë proces.

besnik-mustafaj

“Në këtë tension që ka krejt opinioni publik, përtej skandaleve të denoncuara, por tashmë që faktuara, që lidhen me implikimin e zyrtarëve të lartë të policisë dhe politikës me elementë kriminale, zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm bëhet edhe më e vështirë. Është një çështje e ndërlikuar, delikate, pasi kërkohet që ky prokuror që vjen me vetëdijen se është i përkohshëm, duhet të ketë mbështetjen e të gjithë palëve. Ky prokuror i tranzicionit duhet të ketë mbështetje të gjerë që të vazhdojë këtë punë të nisur, por edhe të tjerat që ne nuk i dimë, me të njëjtën këmbëngulje dhe angazhim të madh. Opozita nuk ka një mekanizëm të tillë që të jetë faktor në zgjedhje e këtij prokurori. Por nëse mazhoranca nuk e ka këtë vullnet për të përfshirë të gjitha palët në këtë proces, atëherë do të ketë qëndrime të tjera”, u shpreh Besnik Mustafaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura