Zëvendësimi i “çuditshëm” po ndodh te femrat: Një jastëk në vend të partnerit!

Dec 3, 2012 | 11:40
SHPËRNDAJE

Kini mendjen, partneri mund t’ju zëvendësojë vetëm për 35 dollarë. Quhet jastëku-partner! Në oazën e rehatisë, teksa mbështet kokën në të dhe pret të “trokasë” i ëmbli gjumë, mund të zgjohesh me ndjesinë e të pasurit të partnerit në krah. Kjo ndodh edhe atëherë kur bashkëshorti apo i dashuri juaj është larguar nga shtëpia me misione pune, apo në të tjera situata të rëndomta, kur i është gëzuar argëtimit me miqtë e tij deri në orët e para të mëngjesit, ka ardhur i dehur në shtëpi dhe ti nuk e ke ndier, e befas atë e ka zënë gjumi në divan. Gjithashtu, beqaret që duan të ndiejnë prekjen e një mashkulli, edhe pse nuk kanë një të tillë në jetën e tyre, do ta “dashurojnë” shpejt këtë gjetje të re. Në mënyrë esenciale, kjo zgjedhje e momentit për shumë femra anekënd botës tingëllon si një zëvendësim i çuditshëm. Ndërkohë që je duke u prehur në një gjumë të qetë, ndihesh e sigurt. Një jastëk i ideuar si busti i partnerit tuaj, shoqëruar me një krah i cili është i pozicionuar në mënyrë të atillë që ju mban të shtrënguar pranë vetes gjatë gjithë natës, të jep idenë se është duke të mbështjellë pikërisht i dashuri juaj. Ajo që e bën të besueshme e të prekshme këtë gjetje interesante të kompanisë amerikane “Deluxe Comfort” me shitje në tregjet ndërkombëtare, është të punuarit mbi detajet e këtij jastëku të lezetshëm. I butë, i rehatshëm dhe me përmbajtje të plotë sfungjeri, të përqendruar më shumë në pjesën e “kraharorit”, ku edhe mbështetet koka, dhe po ashtu një material i përpunueshëm në atë të krahut dhe dorës që ju mban të shtrënguar pranë vetes, e bëjnë këtë gjetje të fabrikuar një zgjedhje të mençur. Si për seksin e dobët, femrat, po ashtu edhe për meshkujt. Një partnere-jastëk, por këtë herë jo e veshur me këmishë të mbërthyer me kopsa si në rastin e jastëkut të “prerë” për femrat, por me një zhartier seksi, gjithashtu përbën një zëvendësim interesant për meshkujt që sapo i kanë dhënë fund një marrëdhënieje dashurie. I ashtuquajtur jastëku-partner, është në shitje për vetëm 35$. Nëse mendoni të bëni një dhuratë të veçantë, për njerëz pranë jush që mirëkuptojnë shakatë dhe kryesorja vlerësojnë gjetjet interesante që i bëjnë të ndihen mirë, ky jastëk është një ide origjinale që vlen për të bërë një gjumë të qetë, të sigurt, mos harroni… pa nevojën e partnerit pranë!!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura