Zeli Ismail, kuksiani 100 milionë stërlinash

Nov 2, 2012 | 11:48
SHPËRNDAJE
Zeli Ismail

“Një ditë do të kushtojë më shumë se Kristiano Ronaldo. Nëse vazhdon me këtë progres me 21-vjeçarët e Uolverhemptonit, njerëzit shumë shpejt do të dëgjojnë për një futbollist që do të kushtojë 100 milionë paund. Unë nuk dua t’i bëj presion, por jam i sigurt se në të ardhmen ky djalosh do të shitet jashtëzakonisht shtrenjtë”. Janë fjalët e Kris Evansit, ish-drejtorit të akademisë së klubit anglez për Zeli Ismailin. Talenti shqiptar është vetëm 18 vjeç, por ka arritur të debutojë me ekipin e parë të Championship-it 25 shtatorin e shkuar, e pikërisht kundër Çelsit në “Stamford Bridge”. Ka qenë pikërisht këmbëngulja e Çelsit dhe Mançester Sitit për të firmosur me lojtarin nga Kukësi, ajo që ka detyruar klubin e Uolverhemptonit që t’i rinovojë kontratën një ditë më parë deri në vitin 2015. Zeli Ismail është fantazist. Ka lindur në qytetin e Kukësit, por luan për Kombëtaren e moshave të Anglisë. Ka veshur fanellën e përfaqësueses ishullore të U17 në 3 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Skeda
Emri:
Zeli Ismail;
Datëlindja: 12 dhjetor 1993; Vendlindja: Kukës, Shqipëri, Pozicioni: Mesfushor ofensiv. Karriera: 2004-2010: Uolverhempton (Akademi); 2012: Uolverhempton (Profesionistë).
Kombëtarja: Angli U-16, U-17

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura