Zelensky: Komuniteti global duhet të vendosë sanksione maksimale kundër Rusisë! S’do e kishte pushtuar dot Ukrainën nëse…

May 23, 2022 | 14:26
SHPËRNDAJE

zelensky1Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar ditën e sotme ne Forumin Ekonomik Botëror se Komuniteti se global duhet të vendosë sanksione maksimale kundër Rusisë, duke përfshirë një embargo të plotë të naftës.

Zelensky tha ndër të tjera se: “Nëse këto sanksione do të ishin vendosur më parë, Rusia nuk do të kishte qenë në gjendje të pushtonte Ukrainën”

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i gatshëm të përdorë sanksionet në mënyrë parandaluese, jo vetëm t’i përgjigjet kërcënimeve në të ardhmen. Nëse këto sanksione do të ishin vendosur në radhë të parë, Rusia nuk do të kishte qenë në gjendje të pushtonte Ukrainën. Agresori do të dinte pasojat e menjëhershme të veprimeve të tij,” tha ai.

Kujtojmë se sanksionet e fundit u njoftuan në fillim të këtij muaji, kur udhëheqësit e G7 u takuan me Zelensky-n. Masat përfshinin kontrolle të reja të eksportit kundër sektorit industrial rus dhe rreth 2600 kufizime të vizave për zyrtarët rusë dhe bjellorusë, si dhe sanksionet e para kundër drejtuesve të Gazprombank, institucioni përmes të cilit shumica e Evropës blen gazin rus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura