Zelensky: Beteja e Donbasit do të tregojë se cili do të jetë fati i luftës me Rusinë

Jun 14, 2022 | 23:27
SHPËRNDAJE

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes së sotme deklaroi se beteja që po zhvillohet për Donbasit do të përcaktojë edhe fatin e luftës me Rusinë.zelleee

“Mbrojtja e Donbasit është “jetike”, tha ai, pasi rezultati i betejës për rajonin lindor do të tregojë rrjedhën e luftës

Ai përsëriti faktin se Ukraina ka nevojë për armë moderne anti-raketë – duke thënë se nuk ka asnjë justifikim për zvarritje të kërkesave të vendit të tij kundrejt Perëndimit.

Forcat ukrainase po pësonin “humbje të mëdha” duke luftuar me trupat ruse në qytetin lindor të Severodonetsk dhe në rajonin e Kharkiv. Forcat e Ukrainës janë ende duke u përpjekur të evakuojnë civilët nga Severodonetsk pasi Rusia shkatërroi urën e fundit në qytet. Zelensky u bëri thirrje njerëzve të “mbahen të fort” dhe “të vazhdojnë të luftojnë “

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura