Zbulohet “vitamina e seksit”, nëse i keni keq marrëdhëniet me diellin, edhe në shtrat nuk ndodh ndryshe

Jul 8, 2018 | 10:20
SHPËRNDAJE

Disa nga njerëzit më të lumtur në botë thuhet se janë ata që shijojnë rrezet e diellit në sasi të mëdha çdo vit, duke renditur Australinë në krye të kësaj liste.

4E0694E500000578-5929705-Interestingly_having_a_vitamin_D_deficiency_can_cause_lower_leve-a-10_1531011536004

Por nëse qëndroni brenda gjithë ditës ose nuk jetoni në një nga vendet më të ngrohta të planetit, atëherë mund të jetë koha për të bërë ca pushime të gjata në vende ekzotike.

Eksperte e shëndetit seksual në Klinikën e Shëndetit të Grave, Aly Dilks shpjegoi se vitamina D është jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin tonë, veçanërisht kur bëhet fjalë për dëshirën tonë seksuale.

“Sa i përket kimikateve që stimulon, testosteroni është ai që është më përgjegjës për seksin dhe studimet tregojnë se dielli është një faktor i madh në prodhimin e tij”, tha ajo për Whimn, shkruan “Daily Mail”.

4E0694F900000578-5929705-Sexual_health_expert_at_The_Women_s_Health_Clinic_Aly_Dilks_expl-a-9_1531011535561

Ato që kanë mungesë të vitaminës D mund të kenë nivele më të ulëta të estrogjenit, e tek femrat kjo lidhet me uljen e epshit.

Estrogeni gjithashtu mban muskujt në muret vaginale të shëndetshme. Pra, mungesa e “vitaminës seksuale” nuk ju bën të jeni mirë në shtrat me partnerin tuaj. E njëjta gjë ndodh edhe për burrat, por është testosteroni që fillojnë të humbasin. Por ka një mënyrë për ta kthyer atë. Rrini sa më shumë në diell!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura