Zbulohet vendimi tjetër që mori Rama në takimin me ministrat, pas Asamblesë mblidhet dhe…

Aug 25, 2018 | 22:45
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e djeshme dhe sot kabinetin qeveritar, në Vlorë për të bërë analizën e qeverisjes.

Në përfundim të mbledhjes është vendosur dhe data se kur do të mbahet asambleja e PS. Ndërsa është mësuar se në datën 3 shtator do të mblidhet dhe kryesia e PS.

“Panorama” ka mësuar se Rama së bashku me disa ministra ka qëndruar edhe disa minuta pas përfundimit të mbledhjes, por nuk dihet ende se çfarë kanë diskutuar.

Mësohet se  së bashku me Ruçin dhe Ballën dhe Çuçin, Rama ka biseduar për disa minuta me Ditmir Bushatin dhe Damian Gjiknurin.

Po ashtu mësohet se në fund ka qëndruar dhe Erion Veliaj, i cili ka marrë pjesë në këtë mbledhje.

Ç’vendosi Rama në mbledhjen me ministrat/ Asambleja e PS më 7 shtator

Pas dy dite mbledhjeve, ministrat dhe drejtuesit e lartë te PS nen drejtimin e Rames i kane dhene fund takimit informal ne vilen qeveritare ne Vlore, pak pas mesdites se sotme.

rama qeveria vlore
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se në fund të mbledhjes, pas shumë diskutimesh dhe analizash është vendosur që më datën 7 shtator të zhvillohet Asambleja Kombëtare e PS.
Pikerisht në këtë datë pritet që Rama të zyrtarizojë vendimin nëse do të bejë ndryshime në kabinetin e vet qeveritar, apo jo.

Burime nga takimi i Vlorës theksojnë se, Rama nuk ka treguar shenja që të bëjnë të mendosh se kryeministri anon nga ndryshimet, por kreu i Qeverisë ka treguar shpesh se i pëlqen surprizat e momentit të fundit.

Ndryshe nga e premtja, ku mbledhja ishte e fokusuar te mbyllja e analizës së Ministrive, paraditja e së shtunës është fokusuar te çështjet zgjedhore dhe përgatitja e PS-së për garën e ardhshme elektorale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura