Zbulohet në Devoll mina antitank, peshon 8 kg

Sep 30, 2012 | 12:06
SHPËRNDAJE
Policia në vendin ku u gjet mina

Policia: E mbetur në zonën kufitare prej kohës së Luftës Italo-Greke. Ka të tjera.

Peshonte 8 kg, xhenierë nga Tirana për çmontimin.

Një minë antitank, e cila i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore, është zbuluar mëngjesin e së shtunës në fshatin Ponçarë të rrethit të Devollit. Sipas të dhënave, mina është konstatuar nga një bari i zonës në një rrugë dytësore të fshatit, e cila shërbente për të lidhur fshatin Ponçarë me disa fshatra të tjerë. Bariu, pasi e ka gjetur minën në zonën periferike gjysmë të zbuluar, ka sinjalizuar bashkëfshatarët e tij, por edhe policinë, e cila ka shkuar menjëherë në fshat duke bërë rrethimin e vendit të ngjarjes. Për disa orë rruga është bllokuar nga blutë e Komisariatit të Devollit, pasi u kërkua edhe ndërhyrja e forcave xheniere nga Tirana për të bërë të mundur demontimin e minës.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura