Zbulohet grupi kriminal që qëndron pas vendosjes së tritolit në lokalin e reperit Noizy! Ja 4 personat që dyshohet se vendosën lëndën plasëse

Sep 28, 2023 | 10:57
SHPËRNDAJE

Grupi i Laert Haxhiut mësohet se qëndron pas vendosjes së tritolit në lokalin e reperit Noizy.

Screenshot_154-600x360

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, deklaroi se ky grup është përgjegjës për vendosjen e tritolit në biznesin e shtetasit Bashkim Rajku, babai i reperit.

Sipas policisë, autorë të dyshuar të ngjarjes janë Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi) dhe Erisiano Abedini.

Ngjarja ndodhi mëngesin e 8 qeshorit 2022, ku si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale.

Më pas lënda plasëse është hedhur mbi qepenin e “Illyrian”, duke shkatërruar qepenin e thyer xhamat e lokalit “Rigels Shisha Lounge”, si dhe xhamat e disa apartamenteve.

Njoftimi i policisë: 

Shkatërrim i pronës me eksploziv, e kryer në datë 08.06.2022, në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku, në qytetin e Durrësit, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura