Zbulohet foto/ Kush është Edison Harizaj, që u ekzekutua mbrëmë në Durrës

Nov 7, 2018 | 16:43
SHPËRNDAJE

Personi që shihni në foton është 39-vjeçari Edison Harizaj nga Vlora, i cili mbeti i vrarë nga breshëria e plumbave mbrëmë në qytetin bregdetar të Durrësit.

Edison Harizaj njihej ndryshe si “Edison Faqedjeguri” dhe “Edisoni i shtatë pallateve”, por edhe si “Il padrino në qytetin bregdetar të Vlorës.

Viktima Edison Harizaj

Viktima Harizaj është pronar i kompleksit “Oslo” në Vlorë dhe njihet si person me precedentë penalë dhe ka qenë i dënuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje dhe plagosje në vitin 1999 në Vlorë.

Emri i Harizajt ka dalë disa herë gjatë hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale, përfshirë vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, si dhe vendosje gjobash ndaj biznesmenëve të ndryshëm në vend, por asnjëherë nuk u ndalua për to.

8f792a30-f34a-4f83-9cec-2bde74f4ad37-600x450

Ai njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe në vitin 2012 të dy janë ndaluar nga policia, ku u gjetën me armë pa leje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura