Zbulohet emri, kush është fieraku emigrant në SHBA me shtëpi në Durrës që i gjetën armë e drogë

May 29, 2018 | 15:33
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Apartamenti prej 48 metrash katrorë në pronësi të 56-vjeçarit nga Fieri i shpallur në kërkim policor, Xhevahir Lushka, gjendet në pjesën veriore të pallatit shumëkatësh.

sa_4

Baza e bandës kriminale që ka operuar e është strehuar, është vetëm pak minuta larg nga qendra e Durrësit, në rrugën dytësore nga ana e kodrës, që lidh zonën turistike të Durrësit me Golemin pasi kalon tunelet e ndërtuara në kohën e sistemit komunist. Duke vijuar rrugën e ngushtë pranë një blloku me pallate të reja vijon rrugën lart në kodër. Rreth 300 metra larg nga rruga kryesore gjendet pallati i madh ku në katin e gjashtë gjendej apartamenti.

Një zonë shumë pak e frekuentuar nga banorët në tre stinë përveç verës. Pothuajse e gjithë zona me ndërtime të reja shërben si apartamente të dyta për pushime nga banorët e kryeqytetit dhe të Kosovës. E gjithë zona mbetet jashtë vëmendjes së njerëzve për shkak se edhe në stinën e verës aty vijnë pushues ditorë apo qiraxhinj.

Rreth orës 2 e 30 minuta të së hënës datë 28 maj një grup personash me inspektorë të një zyre përmbarimore, të krimeve, të njësisë administrative, kanë shkuar për të vënë nën sekuestro një apartament i cili i përkiste shtetasit Xhevahir Lushka nga Mbrostari i Fierit me banim në Linzë të Tiranës.

Pronari i apartamentit nuk ishte paraqitur asnjëherë në gjyq, dhe asnjëherë nuk ishte gjetur për t’u lajmëruar nga policitë e tre qyeteve, Durrësit, Tiranës dhe Fierit, për procesin gjyqësor të hapur ndaj tij nga një bankë e nivelit të dytë ku Lushka ishte debitor. Ai dyshohet se është emigrant në USA. Në banesë policia sekuestroi :

  1. 1 snaiper;
  2. 1 automatik
  3. 1 pistoletë
  4. 4 sileciator
  5. krehera me fisheke
  6. nje sasi e vogel lëndë narkotike e dyshuar marijuane
  7. fenelina, mjete dhe veshje policie;
  8.  kapuça.

Të gjitha këto sende u janë dërguar për të mbledhur provat që do të çojë policinë në identifikimin e autorëve./Durreslajm/

Do i sekuestronin shtëpinë, por situata doli nga parashikimi. Ja fotot nga banesa e emigrantit në SHBA

Dalin fotot nga banesa e cila do te sekuestrohej nje dite me pare ne Durres, por brenda saj u gjeten arme e droge.

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e personit qe e ka ne pronesi shtepine ne te cilen sot Permbarimi qe shkoi ta sekuestronte per llogari te nje banke, e u gjeten arme e droge. Sipas bluve, “apartamenti posedohej aktualisht nga shtetasi Xh.L., 56 vjec i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij”.

Panorama mesoi se ai eshte emigrant ne SHBA.

arm4 arm3 arm2 arm1

NJOFTIMI

Sekuestrohen armë ne nje banese, shpallet në kërkim poseduesi i apartamentit

Sot rreth orës 14:30, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, te njoftuar nga Sherbimi Permbarimor dhe me pas gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në një apartament janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 1 snaiper;
• 1 automatik
• 1 pistoletë
• 4 sileciator
– krehera me fisheke
– nje sasi e vogel lëndë narkotike e dyshuar marijuane
• fenelina, mjete dhe veshje policie;
• kapuça.

Shërbimi i Përmbarimit ka shkuar në apartamentin e mësipërm për të bërë të mundur ekzekutimin e një vendimi për dorëzimin e apartamentit bankës.

Apartamenti posedohej aktualisht nga shtetasi Xh.L., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij.

Policia po vijon me veprimet e mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura