Zbulohen prova të reja, ja për çfarë do të përdoreshin lekët e gjetura në makinën e biznesmenit

Nov 18, 2017 | 13:23
SHPËRNDAJE

Gazetari Artan Hoxha dhe dy analistët e njohur Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli së bashku në një studio kanë komentuar me një këndvështrim ndryshe të gjitha zhvillimet e ndodhura në një javë.

23514776_1554700557899679_1666840095_o-696x392

Në emisionin ‘Java’ në RTSH konkretisht ata folën për ndalimin e biznesmenit në Elbasan me një shumë prej 863 mijë eurosh dhe me dy patentat për mjete të lundrueshme  të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Gjatë diskutimit analisti Lorenc Vangjeli ka dhënë detaje mbi provat e reja.

“Ka një zhvillim dramatik në hetim. Në dosje, prokuroia ka mundur të sigurojë tabulatet mes biznesmenit të hekurit dhe Kurumit, në ditët para dhe në mbrëmjen që ka ndodhur ngjarja. Janë zbuluar edhe 2 kontrata për blerje të një sasie hekuri që shkon deri në 4 mijë ton nga uzina e Kurumit dhe që do të importohet ng Turqia, në dy episode të veçanta. Ngjan pothuajse e provuar se shuma e kapur në makinë 863 mijë euro, shërbente si garanci për këto 2 kontrata, një blerje që do të zhvillohej duke u paguar cash. Ky zhvillim i ri shfryn një pjesë të madhe të dilemave që kanë shoqëruar këtë ngjarje e cila u bë edhe më e bujshme për shkak të patentave të Tahirit që u gjendën në makinë”, tha Vangjeli.

Ndërsa gazetari Artan Hoxha tha se një javë më parë ai kishte raportuar për mënyrën informale të Kurumit në treg.

Ndërsa analisti Preç Zogaj ka kërkuar dhe inkurajuar në të njëjtën kohë prokurorinë për zbardhjen e ngajrjes.  “Është më e vështirë të manipulohet se zbardhet e vërteta”, tha Zogaj në emisionin Java, tha Zogaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura