Zbulohen mesazhet, Ernest Gjoka: Si më lanë vetëm në Shkodër

May 16, 2018 | 11:45
SHPËRNDAJE

Gjoka ka reagur për herë të parë që kur njoftoi dorëheqjen nga ekipi shkodran. Ajo që “Panorama Sport” njoftoi në gazetën e ditës së sotme, konfirmohet. Ai nepërmjet një mesazhi të publikuar ka treguar edhe njëherë se ekipi e la atë në baltë.

32714415_1831268293583002_4957311782017302528_n

Mesazhet janë të një tifozi, por Gjoka nuk ka preferuar të jap emra, se kush e tradhëtoi. “Elson ti mund të thuash pa respekt! Ok. Është mendimi juaj. Unë nuk mendoj se ika si frikacak por ika sepse në ndeshjen me Partizanin u ndjeva i lënë në baltë nga ekipi dhe për këtë arsye u largova! Kurse për frikacak kam katër muaj që nga mëngjesi e deri në darkë me agjent krimesh që më shoqëronin çdo ditë!
32829085_1831268336916331_4846688834815000576_n

Pse çfarë ekuilibrash prisha unë në Shkodër? Kujt i shërbente që unë të ikja nga Shkodra? Dhe po të isha frikacak kisha ikur me kohë që kur më sulmuan por vazhdova se doja të luftoja deri në fund për Vllazninë si fanellë e rëndë por lufta bëhet me bashkëpunëtorë, jo vetëm dhe unë ngela vetëm! Ju mund ta mendoni si të doni pa respekt apo me respekt! Të faleminderit që më shkruajte me emër, e vlerësoj”, shkruan Gjoka në mesazhin që i kthen tifozit.

32676617_1831268310249667_4369931212802752512_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura