Zbulohen detaje të reja nga vdekja e foshnjës 2 javëshe, në spital u dërgua e prerë në këmbë

SHPËRNDAJE

Një foshnje dy javësh ka shkuar e pajetë në spital. Foshnja ka pasur dy shenja prerje në pjesën e kofshës edhe të pulpës. Nëna 40 vjeçe me iniciale. V. K. është e identifikuar si person me probleme psikike. Ajo ka kryer lindje në shtëpi para dy javësh dhe dje ka shkuar në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet, në gjendje të rënde shëndetësore, si nëna dhe foshnja.

bebe

I është dhënë ndihma mjekësore por foshnja nuk është arritur të shpëtohet. Pas kryerjes së procedurave, nëna është transportuar në spitalin neurologjik, në spitalin e pesës, ku po mbahet në mbikëqyrje nga mjekët, shkruan shqiptarja.com.

Ngjarja është referuar në polici dhe po hetohet nëse plagët foshnjës i janë shkaktuar në mënyrë aksidentale, apo kemi të bëjmë me një vrasje të foshnjës. Nëna ka qenë në kushte të rënda psikike dhe nuk ka folur as për mjekët dhe as për policinë. Sipas familjarëve, ka qenë dëshira e 40-vjeçares për të lindur në shtëpi.

Tashmë, i përket organeve kompetente për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje, duke nisur që nga lindja në kushte jo të përshtatshme e deri te plagët që I janë kushtuar foshnjës dy muajshe.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakMuça: Kampionati i mbyllur, Tirana ia del në Kukës. Për FSHF-në votojnë njerëz që s’kanë lidhje me sportin
Artikulli tjetërShpejtësia e Karamoh dhe klasi i Rafinjës, dy “armët” e Spaletit për sprintin final

1 KOMENT

  1. KTO DHE KUR JE PER LINDJE TAMAM TE SUGJEROJNE TA BESH ME OPERACION.

    MILIONAT E NXJERA NGA MJEKSIA SKAN TE NUMERUAR.
    PROFESIONI QE DUHET KONSIDERUAR HUMAN ESHTE KTHYER NE KASAPLLEK.

    U VODHEN LEK NEPERMJET PIRAMIDAVE, NDERTIMEVE (PASTRIM PARASH), DHE ME TEJ ME SIPTALE DHE UNIVERISTETE PRIVATE KU DEPUTETI OSE POLITIKANI I KALONTE SI IDEOLOGJINE DHE PROFESIONIN TE BIRIT.

    NACIONALIZEM? NE SHQIPERI? E KEQEJ TE KTHEHET SI BUMERANG LIGJI PASHMANGSHEM I NATYRES.

PËRGJIGJU