Zbardhet takimi, çfarë biseduan Nishani me Kerry-n në Rinas?

Feb 14, 2016 | 10:51
SHPËRNDAJE

Presidenti Bujar Nishani ka shprehur vendosmërinë e Shqipërisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

nishani kerry nishani

Në njoftimin për shtyp të Presidencës thuhet se “Presidenti i Republikës, Sh. T. Bujar Nishani i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, duke shprehur mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për të gjithë mbështetjen e pakursyer, veçanërisht për integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike. Presidenti Nishani u shpreh se kjo vizitë është dëshmi e qartë dhe domethënëse se miqtë dhe partnerët tanë më të mirë janë pranë nesh në këto momente që rreziqet dhe kërcënimet janë afruar me Shqipërinë dhe rajonin. Kreu i Shtetit shqiptar e siguroi Sekretarin Kerry për vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidenti Nishani përcolli gjithashtu përshëndetje të ngrohta e të përzemërta për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura