Zbardhet raporti përfundimtar, raketa ruse rrëzoi avionin me 298 persona mbi Ukrainë

Oct 13, 2015 | 12:36
SHPËRNDAJE

Bordi holandez i Sigurisë pritet të publikojë një raport përfundimtar i cili do hedhë përfundimisht dritë mbi arsyen pse avioni i linjës Malaysia Airlines MH17 u rrëzua mbi Ukrainë në vitin 2014, duke vrarë të gjithë 298 persona që ishin në bord.

Me gjetjet e raportit për herë të parë u njohën të afërmit e viktimave, njëri prej të cilëve i tha BBC-së se raporti evidenton faktin që avioni ishte goditur nga një raketë e bërë nga Rusia.

mh17
Perëndimi dhe Ukraina thonë rusët kanë rrëzuar avionin Boeing 777. Por Rusia pretendon se raketa ishte lëshuar nga territori i kontrolluar prej ukrainasve.

Raporti nuk do të përcaktojë fajtorin.

Aeroplani, fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur. Ai u rrëzua në zonat e mbajtura prej rebelëve rusë në pjesën lindore të Ukrainës më 17 korrik 2014, në kulmin e konfliktit mes trupave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë.

Në mesin e viktimave ishin 196 shtetas holandezë dhe 10 britanikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura