Zbardhet dëshmia e mbesës në gjykatë: Gjyshja na kapi duke vjedhur në dhomë, i dashuri im përdori jastëk për ta vrarë

May 27, 2015 | 12:02
SHPËRNDAJE

Mbesa 32-vjeçare ka rrëfyer dje para trupit gjykues vrasjen e gjyshes së saj nga i dashuri 27-vjeçar. Xhoana (Gjoana) Hila ka pohuar se gjithçka kishte ndodhur pasi e moshuara kishte zbuluar vjedhjen e parave e të bizhuterive dhe kishte reaguar për t’i mbrojtur ato.

ERANDO QATIPI (MAJTAS) XHOANA HILA TE
AKUZUAR PER VRASJEN E GJYSHES

Por i dashuri i saj, Eraldo Qatipi, me të cilin ajo kishte dy vjet e lidhur, kishte reaguar dhunshëm ndaj 82- vjeçares, duke e mbytur atë. Ndonëse sipas Prokurorisë djali i të moshuarës kishte konstatuar edhe shenja dhune në fytyrën e nënës së tij, Xhoana Hila ka pohuar para trupit gjykues se Eraldo e kishte mbytur gjyshen e saj me jastëk.

Deklarata e saj është bërë ditën e djeshme në Gjykatën e Shkodrës, teksa trupa gjykuese ka dhënë vendimin duke i lënë në burg dy të rinjtë për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen”, në bashkëpunim.

Mbesa e 82-vjeçares, pasi ka shprehur keqardhjen për atë që kishte ndodhur, ka hequr përgjegjësinë e krimit ndaj vetes duke ia adresuar të dashurit të saj. Pavarësisht këtij fakti, ajo ka tentuar sërish ta mbrojë atë, duke deklaruar se Eraldo e kishte kryer krimin në gjendje të dehur. Seancat e dy të arrestuarve janë bërë të ndara nga njëra–tjetra.

“Nuk e mbyta unë gjyshen. Unë dhe Eraldo ishim duke marrë sendet në dhomën e gjumit të gjyshes kur ajo na pikasi. Ne u përpoqëm të iknim, por gjyshja deshi të na ndalojë. Kjo bëri që Eraldo, ngaqë ishte i dehur, ta kapte gjyshen për fyti. Më pas i vendosi një jastëk mbi fytyrë për të mos e lënë të bërtiste. Por kjo i kushtoi jetën. Ne donim të merrnim vetëm bizhuteritë e paratë, por gjyshja nisi të bërtiste e të na ndalonte”.

Lajmin e plote e lexoni sot ne “Panorama” print  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura