Zbardhen emrat, ja kush janë tre ish-drejtorët që do të arrestohen

Nov 23, 2017 | 9:05
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar një urdhëarresti për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, në vijim të hetimeve për dosjen “Habilaj”.

Burime për ‘Panorama’ bëjnë me dije se tre urdhërarrestet janë për tre ish drejtorët, atë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, për ish-drejtorin e postës së Dhërmiut Sokol Bode dhe për shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila.

Urdhërarresti është përcjellë policisë për ekzekutim.

joel cela

Jaeld Çeka ka qenë nën drejtor në Policinë e Durrësit për dy vite gjatë mandatit të parë qeverisës të qeverisë Rama dhe më  pas është emëruar në postin e drejtorit në Policinë e Vlorës. Si drejtor në Vlorë ka qëndruar nga shtatori i vitit 2014 deri në prill të vitit 2017. Më pas është larguar nga ministri i ri i brendshëm Fatmir Xhafa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura