Zbardhen detajet e marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, ja çfarë duhet të dinë shqiptarët

Jul 27, 2022 | 11:16
SHPËRNDAJE

Zbardhen detaje për marrëveshjen e arritur për njohjen e pensioneve të shtetasve shqiptarë me Italinë.

296035793_597952945033704_1150389408711674251_n

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një konferencë me ambasadorin e Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci, kjo është një marrëveshje e gjerë përmes të cilës çdo shqiptar që ka punuar prej vitesh në Itali apo një pjesë të viteve atje, do i njihen vitet e pensionit në momentin që do dalë në pension sipas ligjeve respektive.

Sipas ministres, marrëveshja përfshin njohjen e pensioneve të pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundje e barrëlindjet dhe sigurimin për papunësinë.

Marrëveshja do miratohet fillimisht nga dy qeveritë dhe më pas do kalojë për miratim në parlamentet e dy vendeve,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura