Zamira Rami, kandidatja trendi e LSI me tatuazh në dorë

May 20, 2015 | 13:59
SHPËRNDAJE

Fushata elektorale për kryetarë bashkie akoma nuk ka filluar zyrtarisht por kandidadët e partive kryesore në Shqipëri kanë filluar daljet e tyre të shumta në media, dhe kryesisht edhe në rrjetet sociale.

 Njëra ndër to është edhe kandidatja e LSI për Gjirokastrën, Zamira Rami.

Teksa në faqen e saj Facebook ka mbi 3 mijë ndjekës, ajo here pas here poston albume fotosh gjatë veprimtarive të saj politike.

E veshur me lëkurë leopardi, diçka që bie në sy është edhe një tatuazh në dorën e majtë të Zamirës.

Një motiv i ndërthurur duket mjaft qartë në fotot e publikuara kur ajo takon banorët e zonës në të cilën kandidon.

Nuk dihet nëse ky tatuazh ka një domethënie të veçantë për të, por ky simbol e bën atë një kandidate ndryshe dhe pa komplekse.  

 E megjithatë në kontradiktë të madhe kur iu kërkon votën nënave me shami të bardhë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura